Ndërlidhjet

"ZGJEDHJET E 17 NENTORIT - VENDIMTARE PER FATIN E KOSOVES"


Patrick MOORE, analist i radios Evropa e Lire

RFE/RL
Sipas një shkrimi të “The Wall Street Journal Europe”, kampe për stërvitjen e terroristëve të Osama Bin Ladenit ka gati në të gjitha vendet e Ballkanit. Si i komentoni ju shkrimet e tilla?

P. MOORE
Sipas këtij artikulli kampet e Bin Ladenit gjenden jo vetëm në Kosovë dhe Bosnje, për cka kishim dëgjuar edhe më parë, si dhe për Shqipërinë gjithashtu, por madje edhe në Kroaci dhe në Sofje të Bullgarisë.
Eshtë hera e parë që dëgjoi për kampet e Bin Ladenit në Sofje dhe Kroaci. E vërteta për kampet në Bosnjë, Kosovë dhe Shqipëri është shpjeguar nga autoritetet e këtyre vendeve dhe nga zyrtarët e NATO-s. Pavarrësisht nga këto shpjegime autori i këtij shkrimi me logjikën “sërish dhe sërish” e ka përsëritur ate. Unë do të përkujtoja dhe citoja shefin e propagandës naciste Jozef Gebels i cili kishte thënë se nëse dëshironi ta thuani një gënjeshtër ajo atëherë duhet të jetë gënjeshtër e madhe. Rrëfimi i kësaj gazete ishte një nga gënjeshtrat e proporcioneve të mëdha….
Më duhet të them se ky artikull është i mbështetur në thashethëme dhe bën pjesë në fushatën dezinformuese të Moskës dhe Beogradit që akceptohet nga Shkupi. Me këtë rast më duhet të apostrofoi një artikull të kësaj jave të “Institutit për raportim nga paqja & lufta”, me seli në Londër, që ka përgënjeshtruar pohimet e disa mjeteve të informimit për ekzistimin e kampit për stërvitje të Bin Ladenit në fshatin Ropotovë në Kosovë. Ky fshat është i banuar nga serbët sikurse edhe hapësira për rreth. Një serb i atjeshëm i ka thënë reporterit të këtij Instituti: cfarë muxhahedinë na qenkan ata që vijnë në fshatin tonë? Ndërkaq, një nga aktivistët shqiptar të asaj ana zoti Surdulli ka thënë se shpekulimet për kampet në Ropotovë janë bërë me qëllim të ngritjes së tensioneve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në prag të zgjedhjeve të përgjithshme. Synim tjetër është që shqiptarët para opinionit perendimor të prezantohen si aleatë të Bin Ladenit, por edhe për të diskredituar trupat amerikane që në kuadër të KFOR-it operojnë në Kosovë.
Nuk mendoj se ky do të jetë rasti i fundit i dezinfomatave të tilla.

RFE/RL
Pas dy javësh në Kosovë mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Si e shihni ju këtë proces dhe cfarë paraqesin ato për Kosovën dhe Ballkanin?

P. MOORE
Një gjë është e qartë dhe kjo tash është e sakt po aq sa ishte pas përfundimit të luftës në vitin 1999 – komuniteteti ndërkombëtar, dhe të gjithë ata që janë në pozitë për të dhënë ndihmë politike dhe ekonomike për Kosovën, tash me kujdes do të shikojnë zhvillimet atje. Kjo do të thotë se për kosovarët do të jetë imperativ që të dëshmojnë se partitë dhe zyrtarët e tyre mund të veprojnë me përgjegjësi, mund të punojnë bashkërisht, mund të trajtojnë minoritetet në formë përkatëse. Marrë në tërësi ata duhet të dëshmojnë se Kosova është e gatshme për pavarrësi. Nëse ata do të dështojnë në këtë drejtim, nëse nuk do të ketë veprime në harmoni me normat demokratike dhe evropiane atëherë gjithë ata që kundërshtojnë pavarrësinë e Kosovës do të jenë të gatshëm të thonë: shikoni se c’po ndodh atje, ne ju kishim rrëfyer për këtë. Rrjedhimisht, ata do të thonë se është koha që forcat e sigurimit jugosllav të këthehen për të mbrojtur serbët e të ngjashme. Me fjalë të tjera përmes zgjedhjeve, votuesit - përkatësisht qytetarët e Kosovës kanë rastin që botës t’i tregojnë se cfarë mund të bëjnë. Unë mendoj dhe jam i bindur se ata do ta bëjnë këtë.

RFE/RL
Shefi i UNMIK-ut, Hans Hakerup, është duke bërë përpjekje për të bindur serbët e Kosovës që të dalin në zgjedhje. C’do të thotë pjesmarrja ose bojkotimi i zgjedhjeve nga serbët?

P. MOORE
Kësaj cështje përgjegje i ka dhënë zonja Brovina, zëdhënësit e komunitetit ndërkombëtar dhe presidenti amerikan Xhorgj Bush. Pra, në Kosovë kemi të bëjmë me zhvillimin e një procesi të ri demokratik dhe nëse serbët nuk do të marrin pjesë në te ata rrezikojnë margjinalizimin dhe izolimin.
XS
SM
MD
LG