Ndërlidhjet

DAMASK


Liderët arabë kritikuan sot vërejtjet e Osama bin Ladenit të regjistruara në një mesazh të emetuar dje nga televizioni satelitor “Al Jazeera” kur akuzoi Kombet e Bashkuara për krime kundër myslimanëve, kurse liderët arabë që bashkëpunojnë me OKB-në i quajti të pafe.
Shefi i Ligës Arabe, Amr Mussa është përgjigjur duke theksuar se Ladeni nuk fletë në emër të arabëve dhe myslimanëve, kurse ministri i Jashtëm i Jordanisë, Abdul al Khatib ka thënëse se Ladeni po prezanton një koncept falso dhe të rrezikëshëm të një civilizimi arabo-mysliman i cili u ndodhka në konflikt me botën tjetër. Ai ka thënë se koncepcioni i Ladenit mbi botën duhet të mos pranohet si i vërtetë, kurse ministri i jashtëm i Egjiptit, Ahmed Maher ka theksuar se Osama bin Laden ndodhet ”në luftë me gjithë botën”.
XS
SM
MD
LG