Ndërlidhjet

VARSHAVË


Kryetarë shtetesh dhe zyrtarë të lartë të Europës Lindore dhe Qendrore, janë takuar sot në kryeqytetin e Polonisë, në një samit që synon forcimin e bashkëpunimit me Perëndimin në kuadër të luftës kundër terrorizmit. Në hapje të tubimit, presidenti polak, Aleksandër Kvashnjievski, tha se “dhimbja që preku kombin amerikan, pas ngjarjeve tragjike të 11 shtatorit, mund të prekë cdo komb tjetër”.
“Ne dëshirojmë të demonstrojmë solidaritetin tonë në luftën kundër së keqes” – u shpreh presidenti polak në konferencën ku, mes 17 vendeve pjesëmarrëse, renditen edhe Shqipëria e Maqedonia.
XS
SM
MD
LG