Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, deklaroi sot se rrjeti Al-Kaida i Osama bin Ladenit, i cili po përpiqet të eksportojë terrorin në gjithë botën, nuk duhet lejuar që të zhvillojë armatimet për shkatërrim në masë. George Bush tha gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Shtëpinë e Bardhë me gjegjësin e tij francez, Zhak Shirak, se duhen marrë me seriozitet sinjalizimet e bin Ladenit, sipas të cilave, ai synon të zotërojë armatime kimike, biologjike dhe bërthamore. Presidenti Bush vuri theksin në rëndësinë që ka fushata ushtarake në kapjen e terroristëve, të cilët, sic u shpreh ai, “mund të përbëjnë kërcënim per cdo komb e ndoshta edhe për vetë civilizimin”.
Presidenti Zhak Shirak, njoftoi nga ana e tij se 2 mijë trupa franceze po marrin pjesë në koalicionin anti-terrorizëm, të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG