Ndërlidhjet

NABLUS


Dy drejtues të një grupimi militant palestinez, u vranë sot në një shpërthim automjeti në Xhenin të Bregut Perëndimor. Viktimat ishin komandantë lokalë të lëvizjes Fatah. Më herët tre palestinezë humbën jetën dhe një ushtar izraelit u plagos rëndë gjatë një përleshje të armatosur në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor. Përplasjet e sotme janë të fundit në një seri incidentesh që pasuan vërshimin e trupave izraelite në rajonet e vet-kontrolluara palestineze, pas vrasjes së ministrit izraelit të turizmit, Rehavam Zevi.
XS
SM
MD
LG