Ndërlidhjet

NJU JORK


Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka hapur sot sesionin special që synon të cojë përpara dialogun mes civilizimeve e që i paraprin debatit vjetor të Asamblesë, i cili fillon të shtunën.
Zëvendës-ministri i jashtëm i Iranit, Xhavad Zarif, u tha reporterëve se modeli aktual i marrëdhënieve ndërkombëtare ka prodhuar ndarje e urrejtje dhe se objektiv i tyre është jetësimi i raporteve të reja që do të bazoheshin mbi paqen dhe tolerancën.
Grupi iniciator i debatit, publikoi dje një libër të titulluar “Të kapërcesh dasitë”, i cili shtjellon idetë për ripërkufizimin e rolit të shoqërisë civile dhe individëve në marrëdhëniet globale.
XS
SM
MD
LG