Ndërlidhjet

UASHINGTON


Këshilltarja për siguri kombëtare e Shteteve të Bashkuara, tha se administrata Bush është gati të procedojë me zhvillimin e mburojës anti-raketore. Kondoliza Rajs, i bëri këto komente gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, ku midis të tjerash ju përgjigj edhe pyetjeve që kishin të bënin me qëndrimin amerikan kundrejt Irakut, vend ky i cili dyshohet të ketë teknologji të shkatërrimit në masë. Zonja Rajs u shpreh se pozicionimi i Uashingtonit ndaj këtij vendi, nuk ka pësuar ndryshime pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
XS
SM
MD
LG