Ndërlidhjet

"RREZIKU NGA MUNGESA E QARTESISE PER ARDHMERINE E KOSOVES"


"THE GUARDIAN"



Kosova dhe Bosnja jane nder shume pergjegjesite e marra mbi vete nga komuniteti nderkombetar, gjate viteve te 90-ta, qe per shkak te prioriteteve te dala pas zhvillimeve te 11 shtatorit, rrezikojn te harrohen.
“Do te ishte pasoje tragjike e luftes se vitit ‘99 nese Kosova serish do te harrohej. Statusi i Kosoves ende nuk eshte zgjidhur dhe lenja e kesaj ceshtje te pa-zgjidhur - per kosovaret do te ishte llahatari, ndersa per stabilitetin e Ballkanit gje e rrezikshme.
Ceshtja e Kosoves sinjalizon forcen e fiksioneve ne qeshtjet nderkombetare. Fiksion eshte fakti se Kosova eshte pjese e e vendit te quajtur Jugosllavi, qe edhe vete si koncept eshte fiksion. Realitet eshte fakti se nuk mund te gjesh aske dhe kudo qofte qe beson se Kosova serish do te jete pjese e entitetit politik, pjese e te cilit eshte edhe Serbia.
Megjithate pavarresia ende vazhdon te jete e pakapshme per kosovaret, per shkak te deshires per te mos trazuar balansin e brendshem politik ne Serbi dhe per shak te presedanit qe mund te paraqese per raste tjera.
Nuk ka dyshim se pavarresia e Kosoves mund te shfrytezohet per te argumentuar kerkesen per pavarresine e entiteteteve serbe ne Bosnje dhe madje edhe ne vete Kosoven - ose te entitetit shqiptar ne Maqedoni. Por, keto rreziqe jane te vogla krahasuar me rreziqet e mbajtjes se Kosoves ne rrethanat e frenimit te vazhdueshem.
Kosovaret brenda nje jave dalin ne zgjedhjet e pergjithshme dhe Kosova do te kete Parlamentin, kryeministrin, ministrat dhe presidentin. Megjithate, UNMIK-u do te vazhdoj te kontrrolloj ministrine e jashtme dhe te brendshme, mbrojtjen, judikaturen, ndersa shefi i Misionit te Kombeve te Bashkuara do te kete fjalen e fundit madje edhe ne ceshtjet per te cilat kosovaret do te vendosin vete.
Madje edhe ne planin afatshkurter ky model eshte recete per konfuzion dhe konfrontim, sepse ne fakt Kosova do te kete dy qeveri - nje demokratike dhe legjitime, por me pushtet te limituar, dhe nje tjeter te pa-zgjedhur dhe te imponuar, por gati me pushtet te pa-kufizuar.
Rrjedhimisht, berja e politikes pas zgjedhjeve do te jete pune e veshtire.
Eshte e sakt se pavarresia e menjehershme per Kosoven nuk eshte propozim praktik, sepse do te antagonizonte edhe me teper minoritetin serb dhe do te mund te kundershtohej nga shtetet fqinje. Shi per kete, pavarresia e kushtezuar per Kosoven ofron zgjidhjen me te mire te mundshme, ndonese edhe ajo nuk eshte e persosur.

XS
SM
MD
LG