Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, ka përcaktuar “kapjen dhe gjykimin e kryesve të sulmeve terroriste të 11 shtatorit, si dhe forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes kundër akteve eventuale të kësaj natyre në të ardhmen”, si sfidën më të madhe kombëtare të Amerikës. Në një fjalim të mbajtur në qytetin Atllanta të Xhorxhias, në të cilin gjendet Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, po zhvillojnë luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar, një betejë kjo që, sic u shpreh ai, “ka për qëllim mbrojtjen e vetë civilizimit”.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.
Më të lexuarat
1