Ndërlidhjet

NJU JORK


Sekretari i përgjithëshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan hapi sot Asamblenë e
përgjithëshme të OKB-së ,rrethuar me masa të mëdha sigurie ,duke u bër thirrje liderëve botërorë të luftojnë terrorizmin, por të mos lejojnë që lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar ti hutoj ata nga detyrat tjera, sikurse kërcënimet në rritje nga varfëria, sëmundjet dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.
Sekretari i përgjithëshëm i OKB-së në fjalimin e tij i ka thënë tubimit se terroristët do të “korrnin një lloj fitore”, nëse bota fokusohet vetëm në përgjigjet ndaj sulmeve të 11 shtatorit.
Kofi Anan ka theksuar se kauza e paqës dhe zhvillimit social dhe ekonomik dhe të drejtat e njeriut nuk janë më pak akute se sa para 11 shtatorit.
XS
SM
MD
LG