Ndërlidhjet

MAZAR-I SHARIF


Aviacioni ushtarak i Shteteve të Bashkuara ka vazhduar me sulmet e rënda ajrore ndaj pozicioneve talibane në veri të Kabulit, pas konfirmimit të milicisë talibane në pushtet se forcat opozitare morën qytetin Mazar-i Sharif, kurse ata u tërhoqën për shkak të bombardimeve amerikane.
Aleanca veriore thotë se ka marrë dy provincat veriore, Sar-i Pol dhe Samangan bashkë me qytetin Hairaten afër kufirit me Uzbekistanin.
Forvat opozitare thuhet se janë duke u përqëndruar për një ofenzivë kundër kryeqytetit të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG