Ndërlidhjet

NJU JORK


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka theksuar se bota e civilizuar ka përgjegjësi që ta bëj luftën kundër terrorizmit prioritetin e saj më të lartë.
“Shtetet e Bashkuara falenderohen për ngushëllimet që i shfaqën kombet, por koha e ngushëllimeve kaloi dhe tani duhet aksion”, ka thënë George Bush.
Anash debatit, presidenti i Shteteve të Bashkuara ka takuar presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiq, i cili tha se kishte biseduar me George Bushin se si të përshpejtohet objektivi i Kroacisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO.
XS
SM
MD
LG