Ndërlidhjet

SHKUP


Parlamenti i Maqedonisë do të vazhdojë ditën e hënë debatin tepër të zhagitur mbi reformat kushtetuese, që synojnë përmirësimin e statusit dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve, si pjesë e Marrëveshjes së Paqës.
Kryeministri Lupço Georgievski, ndërkaq ka thënë se qeveria e tij kurrë nuk do të paraqesë për miratim në parlament të një ligji mbi amnestinë, ashtu siç kërkojnë partitë politike shqiptare dhe bashkësia ndërkombëtare.
Ministri i Brendshëm, Lube Boshkovski ka paralajmëruar se nesër apo pasnesër komisioni përkatës do të fillojë hetimin në një varrezë të dyshuar masive në rajonin e Tetovës.
XS
SM
MD
LG