Ndërlidhjet

KABUL


Komandantë të opozitës afgane, Aleanca Veriore, thonë se gjatë ditës do të fillojnë ofenzivën për Kabulin, përkundër vërejtjeve nga Shtetet e Bashkuara që kryeqyteti i Afganistanit të mbetet qytet i hapur. Komandanti, Bislim Khan, ka thënë se njësitë e tij po shkojnë përpara dhe tani ndodhen 20 kilometra në veri të Kabulit, duke pritur urdhërin për sulmin final. Aviacioni i Shteteve të Bashkuara ka bombarduar forcat talibane në atë vijë fronti. Forcat e Aleancës Veriore thanë se morën edhe qytetin Herat dhe kanë dëbuar talibanët nga provinca kunduz, por lajmet nuk janë plotësisht të konfirmuara.

BERLIN.
Tre reporterë perëndimorë janë vrarë dje në një pritë të talibanëve në veri të Afganistanit. Magazina gjermane “Stern” thotë se është vrarë një reporter i saj bashkë me një reportere të Radios France Internationale dhe reporterin e radios franzeze RTL.
Tre reporterët janë vrarë kur talibanët kanë sulmuar një automjet të blinduar të opozitës Aleanca Veriore për transportim personeli.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG