Ndërlidhjet

NJU JORK


Një aeroplan amerikan udhëtarësh, Airbuss A-300, me 246 udhëtarë dhe 9 anëtarë të ekuipazhit është rrëzuar tek lagja Queens e Nju Jorkut pas ngritjes nga aeroporti Kennedy, në linjën për në Republikën Dominikane dhe askush nuk mbijetoi fatëkeqësinë. Ndonëse nuk dihen shkaqet e sakta për rrëzimin e aeroplanit, zyrtarët amerikanë thanë se ata nuk përjashtojnë asgjë,por nuk ka patur indicje që rrëzimi të ketë donjë lidhje me terrorizëm. Pas rrëzimit të aeroplanit prefekti i Nju Jorkut mori masa të forta sigurie duke mbyllur përkohësisht aeroporte, ura dhe tunele.
XS
SM
MD
LG