Ndërlidhjet

PRISHTINË


Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se Asambleja 120 deputetëshe e Kosovës që do të dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të 17 nëntorit duhet të fokusohet që ti bëjë efektive institucionet e saja, se sa të kalojë një deklaratë imediate për pavarësi. Në një intervistë për agjencinë Rojter, Haradinaj ka thënë se Kosova mund të ketë lidhje të ngushta fqinjësore me Serbinë dhe do të punojë për përmirësimin e kushteve të jetesës së serbëve të saj. Mbështetur në kete, ne do të arrijmë të dërgojmë një mesazh të qartë për gjithë popujt rreth Kosovës, se Kosova është shoqëri e rregullt e stabile me standarde të larta respektimi të të drejtave të njeriut dhe minoriteteve, ka thënë Ramush Haradinaj.
XS
SM
MD
LG