Ndërlidhjet

HAGË


Ish-admirali jugosllav, Miodrag Jokic, mbërriti sot në Hagë i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë së Serbisë, Dushan Mihajllovic. Duke sqaruar se vendimin për t’u dorëzuar, Jokic e kishte marrë vullnetarisht, ministri Mihajllovic tha se e kishte shoqëruar të akuzuarin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Hagës, me qëllim që të tregonte respekt për kurajon e treguar prej tij si dhe mbështetjen e qeverisë serbe për ish-admiralin.
Miodrag Jokic, i cili është paditur për bombardimin e Dubravnikut në vitin 1991, deklaroi para nisjes se “nuk kishte bërë asgjë për të cilën të turpërohej”.
XS
SM
MD
LG