Ndërlidhjet

UASHINGTON


Një sasi modeste forcash amerikane gjenden aktualisht në Kabul, në ndihmë të forcave të Aleancës Veriore për të nxjerrë jashtë kryeqytetit forcat talibane – deklaroi në një konferencë për shtyp, sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Ramsfelld. “Ka një numër të vogël trupash dhe nuk mendoj se ato janë të mjaftueshme për të vëzhguar apo për të patrulluar gjithë qytetin” – u shpreh Ramsfelld. Por sekretari amerikan i mbrojtjes, paralajmëroi se lufta kundër-terrorizmit nuk ka përfunduar ende, pasi Osama bin Laden dhe mbështetësit e tij mund të jenë zhvendosur drejt rajoneve më malore në jug të vendit, ose të rreken të kërkojnë strehim gjetkë.
XS
SM
MD
LG