Ndërlidhjet

KABUL


Aleanca Veriore po konsolidonë marrjen e Kabulit pas tërheqjes së talibanëve dhe pohonë se radhiti forcat rreth kryeqytetit afgan që të mbajë sigurinë dhe jo ta okupojë.
Forcat anti- talibane thonë se po vazhdojnë të rrënohen pozicionet talibane në Afganistan.
Raportohet se talibanët kanë lëshuar qytetin Jalalabad në duar të komandantëve vendorë me përkatësi etnike pashtune.
Akoma janë kontradiktore njoftimet lidhur me fatin e Kandaharit në jug, ku u raportua për kryengritje të liderëve të fiseve vendore kundër talibanëve.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes tha mbrëmë se forcat speciale amerikane ndodhen në Kabul, ku ndihmojnë me këshilla Aleancën Veriore, kurse trupat tjara amerikane operojnë në terren, në jug të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG