Ndërlidhjet

KABUL


Raportohet se talibanët vazhdojnë të mbajnë nën kontroll sot Kandaharin, qytetin më të madh jugor të Afganistanit, megjithë bombardimet e forta të natës së kaluar. Shtypi islamik afganas, me bazë në Pakistan, njofton se 11 persona kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve, të cilat shkatërruan pjesërisht një xhami si dhe godinën e një ministrie. Mijëra luftëtarë talibanë kanë mbetur të bllokuar në qytetin verior Kunduz dhe sipas të dhënave të Aleancës Veriore, forcat opozitare janë në tratativa për t’i bindur talibanët të dorëzohen.
XS
SM
MD
LG