Ndërlidhjet

PRISHTINË


Qyteterët e Kosovës dolën sot në zgjedhjet e para të përgjithëshme që kur NATO dhe Kombet e Bashkuara morën kontrollin, pas tërheqjes së forcave jugosllave në vitin 1999.
Rreth 1.2 milionë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote zgjedhin Kuvendin 120 deputetësh, i cili pastaj do të zgjedhë Presidentin e Kosovës dhe administratën e saj.
Deri në ora 15.00 në vend - votime kanë dalë në total 48,5 përqind e votuesve, ka njoftuar zëdhënësja e UNMIK-ut, Claire Trevena.
Udhëheqësi i departamentit të OSBE-së për zgjedhjet, Peter Erben ka deklaruar se votimet po shkojnë tepër mirë, apo pabesueshëm mirë, siç është shprehur.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG