Shefi i politikës së jashtëme dhe sigurisë së Bashkimit Evropian, Javier Solana, ka lavdëruar zgjedhjet paqësore në Kosovë dhe ka thënë se ato shënojnë një hap vendimtar për zhvillimin e demokracisë. “U bëj thirrje liderëve të Kosovës që të ushtrojnë autoritetin e ri të tyre me urtësi dhe përgjegjësi dhe t’i përmbahen përpikërisht Korrnizave Kushtetuese dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit për Kosovën” ka thënë Solana në një komunikatë. Zëdhënësja e Solanës, Cristina Gallach ka thënë se Bashkësia ndërkombëtare mbështet Rezolutën e Këshillit të Sigurimit që kërkon zhvillimin e autonomisë, por jo pavarësinë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.
Më të lexuarat
1