Ndërlidhjet

OTAVË/KANADA


Zyrtarët e Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar nga takimi në Kanada nuk kanë ofruar ndonjë ndihmë të re specifike për vendet në zhvillim.
Në takim u tha se pasojat e sulmit terrorist të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara do të dëmtojnë shumë vende të varfëra dhe në zhvillim.
Komiteti i përbashkët i këtyre organizmave vlerëson se varfëria në mjaft vende në zhvillim me gjasë do të rritet, sepse ai sulm keqësoi edhe më shumë rënien egzistuese të ekonomisë globale.

MADRID.
Gjykatësi spanjoll, Baltasar Garzon akuzoi tetë anëtarë të dyshuar të rrjetit “Al Kaida” të Osama bin Ladenit, të arrestuar dje në Granadë, për përgatitje dhe zabtim të sulmit terrorist të 11 shtatorit në Nju Jork dhe Uashington.
Gjykatësi tha se ka mbështetur aktakuzën në një bisedë telefonike të zënë nga policia para se të ndodhte sulmi.
Bisedën telefonike e kishte bërë udhëheqësi shpirtëror i këtij grupi, Imad Yarbas, me origjinë nga Siria.
XS
SM
MD
LG