Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara përshëndesin kompletimin e suksesshëm të zgjedhjeve të para në Kosovë, nën mbikqyrjen ndërkombëtare, për Asamblenë e Kosovës dhe ftojnë liderët e rinj të Kosovës, që të vazhdojnë të punojnë ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare dhe t’i shmangen çdo aksioni që mund të kërcënojë këto raporte, veçanërisht kur është fjala për statusin final të Kosovës – thuhet në një deklaratë të Stejt Departamentit amerikan. Zëdhënësi Philip Reeker, ka theksuar se puna e njëmendët për formimin dhe drejtimin e qeverisë së përkohshme duhet të fillojë shpejt, kurse liderët e rinj të zgjedhur të Kosovës, do duhet të ndërtojnë koalicione efektive, të cilat u japin grupeve dhe partive më të vogla vend në qeverisje. Anëtarët e Asamblesë që do të përfaqësojnë mjaft komunitete etnike, duhet të punojnë së bashku, që të zgjidhin çështjet e përbashkëta dhe të synojnë marrëveshje dhe kompromis në vend të konfliktit – ka thënë zëdhënësi.
Ardhmëria e Kosovës, do të vazhdojë të zhvillohet në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, thuhet në deklaratën e stejdepartmentit amerikan.
XS
SM
MD
LG