Ndërlidhjet

BUDAPEST


Presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski, ka thënë se paraqitja e një grupi të ri militantësh shqiptarë etnikë në Maqedoni, po minon procesin e paqës dhe të rindërtimit të vendit. Gjatë vizitës në Hungari, presidenti Trajkovski ka thënë se është më shumë se e qartë se në Maqedoni, megjithë përpjekjet që ka bërë bashkësia ndërkombëtare akoma ekziston grup terrorist, siç e ka quajtur ai. Trajkovski ka thënë se Armata Çlirimtare Kombëtare, grup pak i njohur militant, të qëndrojë pas sulmeve të reja terroriste, siç është shprehur dhe se synimi i tyre është që të shkatërrojnë planin e paqës edhe pas miratimit të amandamenteve kushtetuese nga parlamenti për avancimin e të drejtave të shqiptarëve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG