Ndërlidhjet

NJU DELHI


Komisionerja e Kombeve të Bshkuara për të drejtat e njeriut, Mary Robinson, i ka bërë thirrje Aleancës Veriore që kontrollon një pjesë të madhe të Afgansitanit që të respektojë të drejtat e njeriut në vendin e tronditur nga luftërat. Robinson ka shfaqur brengosje gjatë një konference në Nju Delhi lidhur me trajtimin e civilëve dhe atyre që kanë hequr armët në Afganistan. Robinson ka thënë se raportet flasin lidhur me ekzekutime në masë të atyre që janë çarmatosur. Komisionerja ka thënë se ligji ndërkombëtar dhe Konventa e Gjenevës vlejnë edhe për Afganistanin e si të tilla duhet të respektohen.
XS
SM
MD
LG