Ndërlidhjet

SHKUP


Kryeprokurorja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Hagës, Karla del Ponte, gjendet për një vizitë në Shkup, ku planifikon të takohet me presidentin Trajkovski, kryeministrin Ljubce Georgievski, ministrin e drejtësisë, Ixhet Mehmeti dhe ministrin e brendshëm, Lube Boshkovski. Zëdhënësja e saj, Florenc Hartman, tha se kryeprokurja do të përpiqet të vlerësojë dhe vendosë, nëse ekzistojnë evidenca të duhura dhe të mjaftueshme për të hapur një hetim zyrtar për krime lufte në këtë vend.
Ndërkaq, zëdhënësi i NATO-s në Maqedoni, Kreig Retkllif njofton se nesër do të nisë hapja, e asaj cfarë dyshohet të jetë, një varrezë masive.
XS
SM
MD
LG