Ndërlidhjet

SPIN BOLDAK/AFGANISTAN


Zëdhënësi i liderit taliban, Mullah Omarit ka thënë se milicia islamike nuk ka më marrdhënie apo komunikim me Osama bin Ladenin, i cili akuzohet për sulmet terroriste të 11 shtatorit ndaj Shteteve të Bashkuara dhe as që e dijnë se ku ndodhet ai, sepse rajoni nën kontrollin e tyre është ngushtuar vetem në tre-katër provinca.
Zëdhënësi Tayab Agha ka thënë se Mullah Omari ka “detyrime fetare” që të qëndroj në Kandahar dhe se talibanët kanë mjaft ushtarë që ta mbrojnë provincën jugore rreth këtij qyteti.
XS
SM
MD
LG