Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin ka nxitur bashkëkombasit që të punojnë për zhvillimin e një shoqërie më të fortë civile.
Putin u është drejtuar me një fjalim rreth 2000 pjesëmarrësve të “Forumit Civil” në Moskë dhe ka thënë se nuk mundet vetëm qeveria të punojë për përmirësimin e jetës shoqërore dhe ka kërkuar edhe angazhimin e qytetarëve.
Putin ka thënë se shteti është përgjegjës që të krijojë institucione, të cilat lejojnë pjesëmarrje demokratike në qeverisje.
Disa aktivistë për të drejtat e njeriut e kanë akuzuar Putinin për restriksione të të drejtave të njeriut dhe besojnë se forumi është sa për sy e faqe.

HAGË.
Pasko Lubiçiq, kroat i Bosnjës e ish shef policie, arriti në qendrën e arrestit në Hagë, për t’u dërëzuar në Tribunalin e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës.
Tribunali e ka akuzuar Pasko Lubiciqin për krime kundër njerzimit lidhur me rolin e supozuar të tij kundër myslimanëve në Bosnjën qendrore, gjatë luftë së viteve 1992-95.
XS
SM
MD
LG