Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Pakistanit, Aziz Khan, bëri të ditur vendimin e qeverisë pakistaneze për mbylljen e ambasadës Talibane në Islamabad, e cila konsiderohej si i vetmi kanal diplomatik që lidhte Talibanin me botën. Pakistani mori gjatë muajit nëntor masa për shkurtimin e personelit dhe mbylljen e konsullatave talibane në dy qytete të vendit. Azis Khan tha se qeveria do të rishikojë prezencën e Afganistanit në Pakistan, sapo në Kabul të instalohet qeveria e re me bazë të gjerë.
XS
SM
MD
LG