Ndërlidhjet

TEHERAN


Diplomati afganas, Mohamed Keirka, pohoi se Aleanca Veriore ka rënë dakort të pranojë qëndrimin e 100 trupave britanike në Afganistan, por tha se cdo shtesë tjetër personeli do të kërkonte, sic u shpreh ai, “më shumë dialog”. Komenti i ambasadorit afgan në Iran, pasoi bisedimet në Teheran, mes sekretarit britanik të Mbrojtjes, Xhek Stro dhe ministrit të Jashtëm të Aleancës Veriore, Abdullah Abdullah. Gjatë atij takimi, Abdullah citohet të ketë thënë se hedhin poshtë cdo mundësi përfshirjeje të elementëve të moderuar talibanë, në qeverisjen e ardhshme të vendit.
XS
SM
MD
LG