Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti Vladimir Putin, tha sot se Rusia nuk është e interesuar për anëtarësim në NATO, por është e gatshme për, sic u shpreh ai “bashkëpunim pozitiv dhe frytdhënës” me aleancën, në kushtet e një mjedisi global në ndryshim. Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i Aleancës, lordi George Robertson, i cili gjendet për një vizitë pune në Moskë, tha pas bisedimeve me ministrin rus të mbrojtjes, Sergei Ivanov, se NATO dhe Rusia kanë hyrë në një fazë të re bashkëpuinimi kundër të njëjtit kërcënim, që imponohet nga terrorizmi ndërkombëtar. Ministri Ivanov tha nga ana e tij se i është përgjigjur pozitivisht propozimit të kryeministrit britanik Toni Bler, për të krijuar një këshill të ri të përbashkët që hap më shumë horizonte për vendim-marrje dhe aksione të përbashkëta, kur bëhet fjalë për situata të ndërlikuara, zgjidhja e të cilave është në interes dy palësh.
XS
SM
MD
LG