Gjykata Penale e Hagës, ka ngarkuar ish-presidentin jugosllav, me akuzën për ushtrim genocidi në Bosnje. Zëdhënësja Florenc Hartman, tha se gjykatësi Ricard Mei, i konfirmoi sot akuzat kundër Sllobodan Milloshevicit. Të 29 akt-paditë përfshijnë akuzat për genocid; pjesëmarrje në një ndërrmarrje kriminale qëllimi i të cilave ishte zhvendosja me forcë dhe e përhershme e shumicës jo serbe nga Bosnje – Hercegovina; krime kundër njerëzimit dhe përgjegjësi për vrasjen e mbi 7 mijë boshnjakëve në Srebrenicë. Sipas statusit të Gjykatës, genocidi vlerësohet si krimi më serioz i luftës.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.