Raportohen luftime në qytetin Kunduz, bastioni i fundit i talibanëve në veri të Afganistanit, ku vlerësohet se gjenden rreth 15 mijë afganë dhe të huaj, të rreshtuar në njësitet talibane. Pas dështimit të negocijatave për dorëzimin e tyre, forcat e Aleancës Veriore kanë nisur ofensivën mbështetur nga bombarduesit amerikanë. Trupa të Shteteve të Bashkuara në jug të Afganistanit, njoftojnë se po përdorin një teknologji të re për të hetuar vend ndodhjen eventuale të Osama bin Ladenit, ndërsa aeroplanë të sofistikuar po gjuajnë predha në guvat dhe tunelet ku mendohet të jetë strehuar ai.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.
Më të lexuarat
1