Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në kryeqytetin e Kosovës u certifikua dhe u kumtua rezultati final i zgjedhjeve parlamentare të 17 nëntorit, kurse Asamblea e cila do të zgjedh presidentin e Kosovës dhe administratën e saj, që do të qeverisin bashkë me UNMIK-un dhe NATO-n, do të mbajë sesionin e parë më 10 dhjetor.
Në parlamentin 120 vendesh, Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë 47 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës - 26, koalicioni “Këthimi” ka fituar 12 deputetë në zgjedhje dhe disponon edhe 10 vende të rezervuara për minoritetin serb te Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - 8, koalicioni “Vatan”- 4 vende deputetësh dhe kështu me radhë.
XS
SM
MD
LG