Ndërlidhjet

KABUL


Qindra luftëtarë talibanë dhe aleatë të tyre të jashtëm u janë dorëzuar forcave të Aleancës Veriore rreth qytetit Kunduz, në veri të Afganistanit.
Një nga komandantët e Aleancës, gjenerali Abdul Rashid Dostum, ka thënë se ushtarët talibanë - afganë që dorëzojnë armët, do të lëshohen të shkojnë në shtëpit e tyre, nëse nuk janë fajtorë për vrasje civilësh, kurse luftëtarët e huaj do të ballafaqohen me gjykatën islamike.
Aviacioni i Shteteve të Bashkuara, ndërkaq, ka bombarduar në orët e mëngjesit pozicione talibane në rrethinën e Jalalabadit në lindje të Afganistanit, por u raportua edhe për vazhdimin e luftimeve midis forcave të Aleancës Veriore dhe talibanëve në malet afër Kabulit.
XS
SM
MD
LG