Ndërlidhjet

SOFIE


Bullgaria planifikon që gjatë 30 muajve të ardhshme të zvogëlojë personelin e saj ushtarak për 20 mijë vetë - si pjesë e përgatitjeve të vendit për t’iu bashkuar NATO-s.
Ministri bullgar i Mbrojtjes, Nikollai Svinarov, ka thënë se me reformat e filluara nga viti 1999, forcat e armatosura do të kenë 45 mijë anëtarë.
Ministri ka thënë se armata nuk do të ketë burime financiare për modernizimin e arsenalit të saj gjer nga viti 2003, por synon të modernizojë sistemin e komunikimit që të arrijë standardet e NATO-s para samitit të Aleancës në nëntor të vitit 2002.
XS
SM
MD
LG