Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë, Zoran Xhinxhiq, në një intervistë për agjensinë gjermane të lajmeve, është shprehur se “tanimë ka ardhur koha që Serbia dhe Kosova të bëjnë hapat e para të bashkëpunimit për çështje që mund të zgjidhen lehtë”. Xhinxhiq tha se pas zgjedhjeve të para të lira parlamentare të 17 nëntorit në Kosovë, kabineti i tij po kërkon te Prishtina një partner në rrugën për integrimin në Europë. Duke thënë se qeveria që ai kryeson, do ta njohë si të ligjshme qeverinë e ardhshme autonome të Kosovës, Xhinxhiq shtoi se, së pari, ajo do të kërkonte vendosjen e besimit reciprok mes dy anëve të kufirit. "Le ti shohim gjërat sic janë... Ne jemi fqinj" - deklaroi Zoran Xhinxhiq për DPA, për të sinjalizuar se sidoqoftë, kërkesa për pavarësinë e Kosovës, sic u shpreh ai, “më tepër do të krijonte se do të zgjidhte probleme në Ballkan”.
XS
SM
MD
LG