Ndërlidhjet

MAZAR-I-SHARIF


Komandantë të Aleancës Veriore raportojnë se kanë rimarrë një ndërtesë të fortifikuar, që ka shërbyer si burg, duke i dhënë fund kështu kryengritjes tre ditëshe të mbështetësve të Osama bin Ladenit, të cilët u dorëzuan ditët e fundit.
Aleanca nuk po i lejon gazetarët të vizitojnë objektin dhe të verifikojnë në mënyrë të pavarur raportet. Në një zhvillim tjetër, udhëheqësit fisnorë në jug të Afganistanit thonë se kanë dështuar bisedimet për dorëzimin e luftëtarëve talibanë dhe kanë paralajmëruar se forcat e tyre do të marrin rajonin, ku shtrihen rrugët kryeore që lidhin Kandaharin me Pakistanin. Rreth 1 mijë marinsa amerikanë të vendosur më një aeroport në afërsi të Kandaharit, mendohet të kenë ngushtuar sot distancën nga ky qytet.
XS
SM
MD
LG