Ndërlidhjet

HAGË


Zëvendës kryeprokurori i Tribunalit të Hagës, Graham Blewit ka thënë se ish-komandanti i serbëve të Bosnjës i akuzuar për gjenocid, Ratko Mladiq kalon të shumtën e kohës në Beograd nën mbrojtjen e armatës jugosllave.
Kyreprokurorja e Tribunalit, Carla Del Ponte tha dje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se Mladiq ndodhet nën mbrojtjen zyrtare të armatës jugosllave.
Blewit ka thënë se lideri i serbëve të Bosnjës, gjatë kohës së luftës, Radovan Karaxhiq, i cili gjithashtu kërkohet për krime lufte, besohet të jetë në entitetin e serbëve të Bosnjës në Republikën serbe.
XS
SM
MD
LG