Ndërlidhjet

BON


Kombet e Bashkuara njoftojnë se fraksionet rivale në bisedimet mbi të ardhmen e Afganistanit, kanë bërë përparime sot dhe se dy grupimet më të mëdha, Aleanca Veriore dhe përkahësit e mbretit në mërgim, kanë shpalosur qëndrime të përafërta.
Ahmed Favzi, zëdhënës i përfaqësuesit special të Kombeve të Bashkuara për Afganistanin, Lakdar Brahimi, u tha gazetarëve se të katër fraksionet kanë shprehur dëshirën për të arritur një marrëveshje deri në përfundim të javës.
Favzi tha po ashtu se OKB-të shpresojnë që pjesëmarrësit në bisedimet e Bonit, të marrin një vendim përfundimtar ose të paktën të arrijnë konsesusin mbi formimin e këshillit suprem të përkohshëm dhe administratës së përkohshme.
XS
SM
MD
LG