Ndërlidhjet

HAGË


Prokurorët e Gjykatës së Hagës, të cilët po shqyrtojnë rastin Milloshevic, kanë njoftuar sot se po kërkojnë të dhëna mbi aktivitetet e Shefit të Shtatmadhorisë jugosllave, dhe Shefit të Policisë së Serbisë, për mizoritë që ata mund të kenë kryer në Kosovë, gjatë vitit 1999.
Prokurorët e Hagës, thonë se Nebojsha Pavkoviq dhe Sreten Llukic, kanë marrë urdhra nga Sllobodan Milloshevici gjatë mësymjes serbe në Kosovë. Zëvendës krye-prokurori i Hagës, Graham Bluit, tha se hetimet e tanishme mbi rolin e individëve të vecantë, janë në kuadër të hetimeve mbi rolin në tërësi të forcave serbe në Kosovë.
XS
SM
MD
LG