Ndërlidhjet

BON


Bisedimet për të ardhmen e Afganistanit, arritën fazën më kritike sot, kur pjesëmarrësve në negocijata ju kërkua të paraqisnin një listë me emrat e kandidatëve për qeverinë e përkohshme dhe shefi i delegacionit të Aleancës Veriore, refuzoi ta paraqiste atë.
Janus Kanuni, tha se lista nuk do të kishte vlerë pa miratimin më parë nga krerët e Aleancës në Kabul. Ish-presidenti afganas, Burhanudin Rabani, i cili drejton Aleancën Veriore, tha se emrat do duhet të dalin nga zgjedhjet e përgjithshme popullore, të cilat ai beson se mund të organizohen brenda dy muajve.
XS
SM
MD
LG