Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, ka vlerësuar në një pronocim të orëve të vona të së enjtes, se lufta kundër Talibanit dhe forcave të Al-Kaidës, po ecën mirë. Presidenti amerikan tha se pjesa më e madhe e Afganistanit, është tanimë në duart e trupave opozitare dhe aleatëve të tyre. George Bush tha gjithashtu se fushata ajrore e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, i ka shkatërruar forcat talibane dhe i ka kredhur ato në një konfuzion të thellë.
XS
SM
MD
LG