Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Koalicioni kundër terrorizmit, ka konfirmuar se forcat e Aleancës Veriore në Afganistan, kanë arrestuar Ahmed Omar Rahman, person i cili mendohet të jetë anëtar i rrjetit terrorist Al-Kaida të Osama bin Ladenit.
Zëdhënësi i Shërbimit Informativ të Koalicionit, Kentën Keit, tha se presin që Ahmed Rahman, t’u dorëzohet autoriteteve të koalicionit së shpejti.
Bëhet e ditur se Ahmed Rahman, është i biri i Sheikut egjiptian Omar Rahman, i cili së bashku me nëntë militantë të tjerë, është dënuar për atentatin e parë kundër Qendrës Botërore të Tregtisë, në vitin 1993.
XS
SM
MD
LG