Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Zyrtari i lartë taliban, Abdul Salam Zaef ka deklaruar se lideri i milicisë talibane, Mullah Omar i ka urdhëruar trupat që ta mbrojnë Kandaharin deri në frymën e fundit. Zaef ka thënë se Mullah Omari më parë preferon vdekjen se poshtërimin dhe nuk do t’i dorëzohet askujt.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të kundërshtojnë çdo marrveshje për dorëzim që do t’i jepte amnesti apo kalim të lirë Mullah Omarit ose liderëve tjerë të Al Kaidës.
Pikëqëndresa e fundit e talibanëve të Afganistanit, Kandahari, ndodhet i rrethuar nga forcat e Shteteve të Bashkuara, të Aleancës Veriore dhe të parisë aleate të fisit të pashtunëve.
XS
SM
MD
LG