Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë paraparë të bëjnë gjatë ditës një tjetër provë të mburojës së planifikuar të mbrojtjes raketore, e cila do të jetë e pesta me radhë, në përpjekjet për ndërtimin e një mbrojtje kundër raketave me rreze të gjatë veprimi, të cilat mund të shkrepen nga vende apo forca armiqësore kundër territorit amerikan.
Zyrtarët e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara kanë thënë se këto testime nuk shkelin Marrëveshjen për Raketat Antibalistike të arritur me Moskën në vitin 1972.
Rusia kundërshton propozimet e Shteteve të Bashkuara për ndryshimin e marrëveshjes ashtu që ajo të lejojë Uashingtonin që të shkojë tutje me ndërtimin e mburojës raketore.
XS
SM
MD
LG