Ndërlidhjet

KANDAHAR


Aviacioni i Shteteve të Bashkuara ka vazhduar me bombardimet intenzive mbi Kandaharin e rrethuar, kurse forcat pashtune, anti-talibane, janë duke konsoliduar pozicionet rreth qytetit në jug të Afganistanit. Rreth 1.000 marinca të Shteteve të Bashkuara janë vënë në gjendje të lartë gatishmërie në një bazë në shkretëtirën afër Kandaharit.

Burime talibane thanë se kanë rrëzuar një avion ushtarak amerikan, por armata e Shteteve të Bashkuara ka demantuar pretendimet,duke thënë se të gjithë avionët janë në numër.
Agjencia afgane Islamic press raporton se gjatë bombardimeve të autostradës nga Kandahari deri në kufi me Pakistanin, janë vrarë 30 civilë.Dëshmitarët thonë se afër qytetit Jalalabad, ku dyshohet se fshihen disa anëtarë të al Kaidës, gjatë bombardimeve është shkatërruar një fshat dhe janë vrarë mbi 100 civilë. Këto raporte për vdekje civilësh nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
XS
SM
MD
LG