Ndërlidhjet

JERUSALEM/RAMALLAH


Policia palestineze ka arrestuar së paku 75 militantë nga radhët e Hamasit dhe Xhihadit,pas sulmeve në Izrael,njoftojnë burime të larta palestineze të sigurisë.
Autoriteti palestinez dënoi sulmet dhe premtoi se do të gjejë dhe arrestojë përgjegjësit për planifikimin dhe zbatimin e tyre.
Zyrtarët izraelitë akuzuan liderin palestinez, Yasser Arafat se ndan përgjegjësinë për sulmet duke thënë se ai ka dështuar që të kontrollojë militantët anti-izraelitë dhe kanë kërcënuar se Izraeli do të kundër-përgjigjet.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha në Uashington se Yasser Arafat duhet të bëj çdo gjë që është në pushtetin e tij që ti sjellë para drejtësisë ata që janë ndërlikuar në vargun e sulmeve kundër Izraelit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG