Ndërlidhjet

KANDAHAR


Aeroplanët amerikanë kanë bombarduar në orët e para të mëngjesit aeroportin e Kandaharit si dhe objektiva talibane në malet në jug të qytetit. Gjithashtu avicioni i Shteteve të Bashkuara ka qëlluar mbi ato që mendohet të jenë vend-strehime të terroristëve të Osama bin Ladenit në guvat dhe malet e Tora Borës dhe provincës Paktika, në lindje të Afganistanit. Një zëdhënës i udhëheqësit pashtun Hamid Karzai, informon se luftëtarët anti-talibanë kanë marrë, pas një rezistence të mefshtë, rajonin Shahvali Kot, 30 kilometra në jug të Kandaharit.
Raporti nuk konfirmohet nga burime të pavarura.
XS
SM
MD
LG